Ushtrues i detyrës i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku,tha se moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së, është një gjë politike, mirëpo pret nga institucionet e reja pas 14 shkurtit që të ndërprenë punën e Gjykatës Speciale, raporton InLajmi.
Klinaku tregon se kanë ardhur shumë ftesa edhe vitin e kaluar edhe këtë vit në cilësinë e të akuzuarit dhe të dëshmitarit .
“Ka shumë ftesa që kanë ardhur edhe vitin e kaluar por vazhdojnë të vijnë edhe gjatë këtij vitit, d.m.th gjatë fillim vitit që ne na tregojnë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftesat që disa prej tyre i kanë në cilësinë e të akuzuarit dhe disa në cilësinë e dëshmitarët që ju merren dëshmi”, tha Klinaku.
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së tha se nuk kemi çfarë të komentojmë pasi ne kemi thënë që në fillim se kjo Gjykatë nuk është legale mirëpo Kuvendi e votoi atë.
“Nuk kemi çka i komentojmë ne sepse për ne kemi thënë vazhdimisht që kjo Gjykatë nuk është legale por meqenëse Kuvendi i Kosovës neve nuk na dëgjoi që ne kemi kërkuar nga ta që ta ndryshojmë ligjin ose së paku ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, kjo vazhdon kështu dhe kjo s’ka të bëjë kurrgjë me çështjet tjera, përveç që i merr dëshmi njerëzve që edhe ato dëshmi që merren mbi bazën e shpifjes që i ka bërë Serbia”, tha ai.
Sipas tij akuzat po bëhen në menyrë të qëllimshme dhe politike, pra nuk po i lirojnë me kusht edhe pse nuk ka as fakte as bazë që t’i akuzojnë ata.
“Gjyqësori i procedurës paraprake nuk besoj që do ta lirojë dikë, por në kohën kur ata dalin në panel gjyqësor nga një panel gjyqësor, natyrisht që nëse kanë fakte që ata të lirohen e kusht, edhe pse nuk ka arsye që t’i mbajmë na kemi raste që u bënë dje katër muaj që i mbajnë edhe Hysni Gucatin edhe Nasim Haradinaj që s’kanë të bëjnë fare me çështje të krimeve të luftës, por gjoja që siç thonë ata për pengim të drejtësisë, gjë që për pengim të drejtësisë nuk ka as fakte as bazë që t’i akuzojnë këta, sepse ndonëse që ju kanë dal nga zyrat është dashtë që t’i ruajnë ata vet”.
“Nuk është arsye që t’i mbajnë në paraburgim, ndërsa sa i përket moslirimit të tyre me kusht është çështje politike që ata nuk ndërmarrin këso masa sepse askush nga asnjë prej tyre të akuzuarve që qëndrojnë në burgun e Hagës normal që nuk do të largohej nga Kosova siç ata pretendojnë sepse qëllimisht i bëjnë këto akuza prokuroria për shkak të mos i lirojë me kusht”, u shpreh ai.
Por Klinaku pëerfundiu duke thënë se pavarësisht se kush vie në pushtet pas 14 shkurtit kërkesa e tyre për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, do të qëndrojë./InLajmi/