Me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për Hebrenjtë, raporton InLajmi
Hoti u shpreh se sot është ditë e veçantë për popullin hebrenj, ne përkujtojmë gjithë viktimat e Holokaustit.
“Populli shqiptar është ndër popujt që më së miri e kupton popullin hebraik dhe bashkëndjen me vuajtjet që ka pasur gjatë historisë”,ka thënë Hoti.
Ai ndjehet krenar që si popull si shqiptar gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore kanë gjetur strehim shumë pjesëtar të këtij komuniteti në Kosovë e Shqipëri
“Jam krenar që si popull si shqiptar gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore kanë gjetur strehim shumë pjesëtar të këtij komuniteti në Kosovë e Shqipëri dhe jemi ndër popujt që në fund të Luftës së Dytë Botërore numri i komunitetit hebraik ka qenë më i madh sesa në fillim të luftës, që tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’i dalë në ndihmë këtij populli”,u shpreh Hoti./InLajmi/