Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së, në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit ka përkujtuar vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.
Ndër të tjera ka theksuar se lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.
Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.
Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.
Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve. /InLajmi/