Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi gjatë një konferenca tha se do të subvencionohen kompanitë e transportit rrugor brenda Kosovës, raporton InLajmi.
Pandemia ka ndikuar në mënyrë të dukshme mbi këto kompani të transportit të udhëtarëve prandaj tha se i kemi liruar disa pagesa.
“Në kuadër mundësive buxhetore të vitit 2020 që kemi pasur ne kemi bërë disa lirime të pagesave”, tha Abrashi.
Ai tha që kanë hartuar një kornizë e cila do ndihmojë këto kompani për lirimin e pagesave gjatë rrugëtimit të tyre.
“Nesër do kemi një marrëveshje mbi parimet dhe më pas takime tjera”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Transportit të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj tha që kanë qenë partner bashkë me qeverinë dhe sipas tij është e domosdoshme që këto kompani të kenë ndihmesa.
“Është me patjetër që këto kompani të ndihmohen dhe të arrijnë të mbijetojnë”, tha Kurtishaj.
“Janë përmendur edhe linjat rajonale dhe ndërkombëtare, që me qenë të drejtpërdrejta, por do shohim më tutje se çfarë do bëhet me ato jashtë vendit”, tha Abrashi.




















