IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 8 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit rastet janë nga komuna e Deçanit, Gjakovës, Gjilanit, Malishevës, Obiliqit, Prishtinës, Skenderaj, dhe Vushtrrisë.
IKSHPK tutje njofton se mosha më e re gjatë këtyre 24 orëve është ajo e komunës së Vushtrrisë, 54 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).”
Deri më tani është raportuar se në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1.479 raste raste të vdekjes./InLajmi/