Disa qytete të Kosovës edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit, pasi që si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit, përcjell InLajmi.
Siç njofton Kompania e Ujësjellësit Rajonal, KRU “Prishtina” ekipet janë në teren duke u marrur me sanimin e problemit.
Edhe kryeqyteti është ende pa ujë, ku si pasojë banorët e konsiderojnë të vështirë mungesen e uijt.
Postimi i plotë i KRU:
Prishtinë, 25 janar – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, Lagjes Mati 1, etj., ju që keni ndërprerje uji si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.
Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim.
Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit.Duhet kuptuar që jemi në situatë emergjente pas vërshimeve.
Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra.
Nuk është as dëshirë e jona të qëndrojmë në terren për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë.
Nesër në mëngjes, pritet stabilizimi i gjendjes. /InLajmi/