Punëtorët teknik të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë zhvilluar një protestë gjatë ditës së sotme , raporton InLajmi.
Kjo pasi që këta punëtorë kanë probleme me paga, si dhe kontrata të punës.
Madje siç thotë njëri nga ata, edhe pakoja emergjente për ta, është konfiskuar.
“Nuk do të punojmë më me kontrata afatshkurtë.Në këtë kohë pandemie pa kontrata kanë humbë edhe te drejtat e kredive. Pako emergjente është konfiskuar. Prej 1 marsi për çdo ditë do t jemi ketu nëse nuk fillojnë kontratat afatgjate. Pagen e muajit 12 qe kemi pas me marr n janar.”ka thënë njëri nga punëtorët./InLajmi/.