Përbërësit:
-Bukë
-Kaçkavall
-Vezë
-Qumësht
-Krip
-Kërpudha
-Sallam
-Sos domatesh
-Rigon
Gatimi:
Marrim bukën dhe e presim në feta të holla të cilat i rendisim në tavë për pjekje. Mbi çdo fetë buke hedhim nga një lugë qumësht, i lyejmë me sos domatesh dhe mbi çdo fetë buke vendosim sallam, kaçkavall, kërpudha dhe mbi to rigon. Në një enë të thellë thyejmë një vezë e rrahim me pirun dhe me furçë kuzhine lyejmë çdo copë buke me vezën e rrahur. Këto i vendosim në furrë dhe pjekim në temperaturë prej 200 gradë, derisa vezët të skuqen.