Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj lajmit lidhur me blerjen e vaksinës, i cili është shpërndarë në disa media, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se AKR synon të jetë, e ka obligim të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës, por pa kurrfarë dallimi se ku e hedhin votën ata.
Postimi i plotë i tij:
Lufta e njohur tashmë e Lajmeve të Rreme (Fake Neës) ka filluar edhe kundër meje. Pseudoportale nëpër rrjete sociale kanë shpërndarë një lajm se kinse unë do sigurojë vaksina për ata që do të votojnë për mua. Kjo është e PAVËRTETË.
Qeveria e ardhshme, ku AKR synon të jetë, e ka obligim të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës, por pa kurrfarë dallimi se ku e hedhin votën ata.
Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në.
Megjithëse kjo fushatë është e rrezikshme, do të jetë e kotë, sepse vetëdija e qytetarëve kosovarë është shumë e lartë për t’u manipuluar nga tentativa të tilla të ndyta. Fitorja e SHTETndërtuesve nuk ndalet dot./InLajmi/