Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimit e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të partitë politike,që ka të bëj me mos çertifikimin e kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, raporton InLajmi.
Hoti tha se ligji vlen dhe është i njejtë për të gjithë.
Sipas Hotit vendimi i PZAP-së duhet të zbatohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve./InLajmi/