Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e se hënës, një serb ka tëntuar të kalojë kufirin ilegalisht nëpërmjet një rruge dytësore, shkruan InLajmi.
Ngjarja ka ndodhur tek Dheu i Bardhë, ndërsa siç njoftohet në raportin 24 orësh të PK-së është intervenuar nga këta të fundit dhe është kapur i dyshuari
“PKK Dheu i Bardhë 25.01.2021 – 22:00. Dyshohet se i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, ka kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës, duke shfrytëzuar rrugët dytësore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftimin e PK-së/InLajmi/