Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Bajram Kadriu i cili ishte edhe kryetar i Gjykatës në Gjilan, si dhe kryeprokuror dhe avokat, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri ka ngushëlluar familjen e avokatit.
Postimi plotë i tij:
“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im”, ka shkruar ai. /InLajmi/