KAndidati për deputet nga radhët e PDK-së Sami Lushtaku ka mbajtur takim me banorët e Burojës vendlindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Lushtaku ka thënë se uniteti e përkrahja nga të gjithë qytetarët drenicas është e jashtëzakonshme.
Postimi i plotë i tij:
Në Burojën e Presidentit Hashim Thaçit, morëm zemër e përkrahje nga bashkëqytetarët tanë, për të rrugëtuar drejt fitores me 14 shkurt.
Uniteti e përkrahja nga të gjithë qytetarët drenicas është e jashtëzakonshme. Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në zemrat e mendjet e secilit prej tyre! SL/InLajmi/