Ahmet Isufi, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës insiston se Ramush Haradinaj e meriton të jetë President i Kosovës, raporton InLajmi.
Madje sipas tij vendi ka nëvojë për një personalitet unifikues të politikës së Kosovës të popullit, të mbrojtjes së interesave të vendit të popullit dhe të një qëndrueshmërie të Kosovës dhe trendeve që e presin Kosovën në integrime
“Ne luftojmë për të parët sepse në politikë hyhet për të fituar dhe kjo është gara politike, por sidoqoftë ne do të jemi pjesë e përgjegjësive të cilat do t’i marrim në qeverisje dhe kemi kandidatin për president të Kosovës sepse Kosova ka nevojë për një personalitet unifikues të politikës së Kosovës të popullit të Kosovës të mbrojtjes së interesave të vendit të popullit tonë dhe të një qëndrueshmërie të Kosovës dhe trendeve që e presin Kosovën në integrime”.
“Prandaj një personalitet si zotëri Haradinaj meriton të jetë president dhe jam i bindur që do të ndodhë. Poashtu do të jemi pjesë e Qeverisë sepse asnjëherë nuk i kemi ikur përgjegjësisë për shkak se nuk kemi vënë vija të kuqe sepse e kemi parë që kur vijnë interesat në shprehje krejt i harrojnë”.
“…ne e kemi theksuar me kohë duke qenë real dhe duke qenë të bindur se Kosova ka nevojë për marrje të përgjegjësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.
Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të vendit, përderisa kjo parti nuk ka fare kandidat për kreun e Qeverisë./InLajmi/




















