Një vajzë 9 vjeçe nga Britania e Madhe, e cila vdiq gjatë pushimeve me familjen në Spanjë, ka vdekur për shkak të një reaksioni alergjik pasi kishte ngrënë akullore, thuhet në dokumentet e një gjykate britanike.
Vajza e quajtur Habiba Chishti e përjetoi reaksionin fatal vetëm disa orë pasi kishte arritur në Costa del Sol për pushime me familjen në shkurt të vitit 2019, shkruan Daily Mail,
Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohej se ka pësuar shok anafilaktik pas ngrënies së akullores.
Sidoqoftë, në Gjykatën e Bradford-it u rrëfye ngjarja në hollësi. Babai i saj, Wajid Chishti, tregoi se i kishte blerë vajzës akullore me çokollatë, transmeto gazeta Express
Ai e kishte pyetur shitësin tri herë nëse çokollata në akullore përmbante fruta arrore dhe tri herë i ishte thënë që jo.