Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Bekim Haxhiu ka thënë se qeveritë e kaluara kanë dështuar lidhur me menaxhimin e koronavirusit, raporton InLajmi.
Haxhiu ka thënë se më ardhjen e tij në pushtet do të rrit numrin e testimeve për Covid-19, si dhe duke parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.
“Dy qeveritë e kaluara kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë Covid-19. Njëra qeveri na mbylli dhe na sjelli buzë skamjes dhe falimentimit ndërsa tjetra skajshmërisht e rrezikoi jetën e qytetarëve me numër të shtuar të vdekshmërisë dhe ajo çka është prioriteti kyç dhe posa partia demokratike e Kosovës ti fitojë zgjedhjet me 14 shkurt është menaxhimi i efektshëm i pandemisë Covid-19 duke e rritur numrin e testimeve, duke parandaluar përhapjen e infeksionit dhe duke bërë vaksinimin e qytetarëve të Kosovës”.
“Në programin tonë kemi paraparë që brenda 6 muajve të vaksinojmë të gjithë qytetarët e Kosovës nga mosha 16 vjeçare e tutje dhe qysh në fillim të verës të arrijmë të vaksinojmë shumë se 70% të qytetarëve të Kosovës”,ka thënë Haxhiu./InLajmi/