Trajneri i Interit, Antonio Conte ka mësuar dënimin pas përleshjes me gjyqtarin në përballjen kundër Udineses.
Tekniku italian debatoi me arbitrin derisa shkonin në dhomën e zhveshjes, gjë që dërgoi deri në kartonin e kuq.
Gjykata e Sportit ka marrë vendimin duke e diskualifikuar për 2 ndeshjet e radhës dhe me një gjobë prej 20 mijë euro.
Pos tij, edhe drejtori Gabriele Oriali u dënua me një ndeshje dhe gjobë prej 5 mijë eurove, ngase edhe ai u ndëshkua me të kuq, transmeton lajmi.net.
Pra, Conte automatikisht nuk do jetë në stolin e Interit për përballjen kundër rivalit lokal, AC Milan.