Kryediplomati evropian, Josep Borrell thotë se kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, ai pret “bashkëpunim shumë më të mirë me Shtetet e Bashkuara se sa ishte rasti në të kaluarën”.
Në takimin e së hënës të Këshillit të BE, i cili u kryesua nga ai, ministrat e jashtëm të BE diskutuan marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara dhe punën që ata do të kenë në çështjet “kryesore dhe më urgjente” globale, raporton Tanjug.
“Ministrat janë gati për një fillim të ri”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Në blogun e tij javën e kaluar, shefi i diplomacisë evropiane shfaqi pritshmëritë që bashkëpunimi i ardhshëm midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara do të çojë në rezultate në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.