Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha ka qëndruar në fshatin Hoq të Prizrenit ku është takuar me shumë përkrahës të kësaj partie, përcjell InLajmi.
Berisha ka kërkuar që të bashkohen për shtetin e Kosovës, shtet i cili sipas tij është rezultat i mundit dhe sakrificës së shumë gjeneratave e i cili po rrezikohet
Postimi i plotë i tij:
Në Hoq të Qytetit ne Prizren me miq, baskëluftëtar e nismëtar, të bashkuar si kurr më parë në betejën e 14 shkurtit!
#meÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare, të cilat po rrezikohen nga sekte poltike dhe “azilant” të pa dinjitet!
Bashkohu edhe ti për shtetin e Kosovës, shtet i cili është rezultat i mundit dhe sakrificës së shumë gjeneratave e i cili po rrezikohet nga sekte politike dhe agjentura me misione djallëzore!
Ju që keni bindjen se duhet vepruar ndryshe për të krijuar Kosovën evropiane,
Ju që keni në shpirt Lirinë, Drejtësinë dhe Solidaritetin,
Bashkohuni me NISMA-në SOCIALDEMOKRATE të Kosovës për të krijuar një Kosovë të Lirë, të Drejtë dhe Solidare./InLajmi/