Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona dhe janë kryer 3605 testime ku kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.
Kjo shifër është e njëjtë me numrin më të lartë që ka pasur që prej nisjes së pandemisë, ku më 12 dhjetor ku nga kryerja e 2 734 testimeve rezultuan të prekur po 879 persona.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.