IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve në kosovë janë konfirmuar 5 raste të vdekjes, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.
Ndërkaq mosha më e re që shënon vdekjen nga kjo pandemic është e një 71 vjeçari nga komuna e Prishtinës
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë shënuar 1.471 raste të vdekjes./InLajmi/