Një 3-vjeçar ka rënë nga kati i 2-të i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Vushtrri, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Zahiti