38 zyrtarë policorë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 pas trazirave që ndodhën në Kongresin Amerikan më 6 janar.
Ende nuk dihet se sa nga 38 oficerët mund të kenë qenë në detyrë gjatë sulmit ose kur ata morën virusin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Por zyrtarët e shëndetësisë janë shqetësuar se masa e njerëzve kryesisht të maskuar do të rezultojë në përhapjen e virusit.
Disa zyrtarë policie u sulmuan drejtpërdrejt gjatë kryengritjes.