Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu ka thënë se Institucionet zyrtare dhe partitë politike kanë dështuar në punën për hulumtimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë, gjatë viteve 1998-199, nga regjimi serb, raporton InLajmi.
Sipas tij, në këtë drejtim ajo çfarë është bërë deri më tani, është punë e disa individëve që e kanë bërë nga vullneti i tyre.
“Shumë pak është bërë ose fare, është bërë thjesht nga disa entuziastë individualë që kanë bërë hulumtime të krimeve të luftës dhe ajo punë që kemi bërë ne në institutin për hulumtimin e krimeve të luftës, pra kemi bërë dhjetë hulumtime dhe dhjetë botime në gjuhën shqipe dhe angleze, kështu që në këtë aspekt është vërtet një dështim shumë i madh i klasës tonë politike posaçërisht njerëzve të cilët kanë qenë në pushtet deri më tani” u shpreh Salihu./InLajmi/.