4 futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian Palmas kanë vdekur pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin të dielën në shtetin verior të Brazilit, Tocantinas, ka njoftuar klubi.
Aksidenti ndodhi kur aeroplani i tyre ra papritmas në tokë në fund të pistës, menjëherë pasi ishte ngritur,
Lojtarët po udhëtonin drejt Goiania, në rajonin qendror të vendit, për një ndeshje kundër klubit Vila Nova, trasmeton gazeta Express.
Sipas mediave braziliane, katër lojtarët që humbën jetën po udhëtonin me aeroplan privat për shkak se kishin dalë pozitivë në testin për COVID-19, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kishte udhëtuar me aeroplan komercial.