Në kryeqytetin e Francës, Paris, rreth 150 emigrantë dhe refugjatë që kishin mbetur në të ftohtë për shkak të reshjeve të borës dhe që nuk mundën të gjejnë ndonjë vend për t’u strehuar për një kohë të gjatë, u mbyllën në një shkollë të zbrazët
Emigrantët dhe refugjatët e strehuar në një shkollë fillore që nuk përdoret në bulevardin “Erlanger” në zonën 16 të Parisit u mbështetën nga organizata humanitare “Utopia 56”.
Nga llogaria e organizatës në Tëitter iu bë thirrje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe prefekturës së Parisit për hyrjen në fuqi “të një politike për pranimin e emigrantëve që respekton të drejtat themelore”.
Koordinatori i “Utopia 56” për Parisin, Mael de Marcellus në një deklaratë për AA tha se zyrtarët shumë herë injorojnë problemin e strehimit të emigrantëve.
Marcellus shpjegoi se si rezultat i përpjekjeve të organizatës, me ta ka kontaktuar Ion Brossat, zv.kryetari i Bashkisë së Parisit i cili është përgjegjës për mbrojtjen dhe strehimin emergjent të refugjatëve. Është vendosur që personat në fjalë të evakuohen në një sallë sporti për një kohë të shkurtër.
“Zgjidhja gjendet kur një ndërtesë (shkollë) mbyllet për 6 orë”, tha De Marcellus cili shtoi se zyrtarëve u kanë paraqitur shumë propozime por se ata shumë herë nuk i kanë marrë në konsideratë, transmeton Anadolu Agency
Brossat theksoi se emigrantët dhe refugjatët do të strehohen në sallën e sportit deri në gjetjen e një vendi të përhershëm.