Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se ka shqiptuar gjobë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Kjo për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid të cilat janë duke i shkelur në vazhdimësi partitë politike.
E kësaj radhe “fatin” e pati PDK e cila u denua mke 2000 euro për fushatë elektorale dhe grumbullim të njerëzve.
Tahiri njëherit ka thënë se “Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”.
Ndërkaq edhe IKSHPK gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për mostubime, dhe për t’i respektuar masat e sjellura nga ky institucion./InLajmi/