Kandidati për deputet nga radhët e Aleances për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, tha se PDK-ja kur kishte nevojë të qëndroj në pushtet i kërkonte ku ishin e ku nuk ishin Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj për të marrë votat e tyre, përcjell InLajmi.
Numri 7 i partisë së AAK-së, Partinë Demokratike të Kosovës e ka quajtuar një parti “kulleriste” ku sipas tij ata nuk i nevojiten më politikës.
Postimi i plotë i tij:
Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!
Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga indentiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës.
E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK./InLajmi/