Frank Lampard nuk është më trajner i Chelseas. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate.
“Ky ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë. Ne i jemi mirënjohës Frank për ato që ai ka arritur në kohën e tij si kryetrajner i klunit. Sidoqoftë, rezultatet dhe performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit, duke e lënë klubin në mes të tabelës pa ndonjë rrugë të qartë drejt përmirësimit të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.
Për kohën e tij si trajner i Chelseas, Lampardin e ka falënderuar edhe presidenti Roman Abramovich, transmeton Sinjali.
Zëvendësues i Lampard pritet të jetë Thomas Tuchel.