Pas deklaratës së kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, deklaratë kjo në të cilën ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka vend në politikë, ka reaguar Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Kadriaj tha se një deklaratë e tillë ngjason ngjasonë me deklaratat Ruso -Serbe, e që sipas saj për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë.
Ajo po ashtu theksoi se të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merren parasysh kush i ka thënë.
Postimi i plotë i saj:
Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjasojnë me deklaratat Ruso -Serbe, që për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë.
Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh.
Por më 14 Shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptoj pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri./InLajmi/