Infermierja Shqipe Kadriu, ka bërë të ditur se që 11 muaj është në vetizolim, përcjell InLajmi.
Ajo i është drejtuar një mesazh partive politike për organizimin e tubimeve në kohë pandemie.
Kadriu i është drejtuar qytetarëve me fjalën “Egoista”, pasi që nuk po kujdesen për masat për parandalimin e koronavirusit
Postimi i plotë i saj:
Gati 11 muaj nuk kam takuar familjaret e mi, miqte e mi…qe 11 muaj jam ne vetizolim..
E vetmja rruge qe bej qe 11 muaj eshte pune& shitore & banes..vetem qe te mos infektohem dhe eventualisht te mos e infektoj askend( pasi qe ne cdo dite pune jam kandidat potencial me qen me covid) vetem tju sherbej pacienteve..
Çdo sakrific e imja si duket askujt nuk I le pershtypje..andaj kur po ju shoh ne keto tubime po me dhemb shpirti…faleminderit populli im qe jeni kaq egoist dhe po” kujdeseni”per vete/InLajmi/