Një 29-vjeçar është viktima më e re në moshë që sot është regjistruar nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa babai i tij kishte vdekur vetëm 4 ditë më parë, po ashtu i prekur nga virusi.
Lajmin për vdekjen e 2 familjarëve nga Lipjani e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i komunës, Diamant Bytyqi.
Para disa dite ka vdekur babai, sot ka vdek djali 29-vjeçar, i cili ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore”, ka thënë Bytyqi.
Ndryshe në Kosovë sot janë regjistruar 10 viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus.