Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosoves Avdullah Hoti dhe ministria në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi morën pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”, raporton InLajmi.
Ai e krahasoi LDK-në me ekipin e futbollit të Liverpoolit ku tha se edhe pse ndonëse nuk kanë formë të mirë është klub i cili ka themele të forta.
“A e di si është puna, Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara, është ekip që e ka një shekull. Ka themele të forta”.
“…tash po përfundohen shumë projekte për tu bërë të mundur të rinjve dhe të reja të zhvillojë talentin e tyre”.
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se do të rrisin mundësitë ekzistuese dhe do të përfundojnë të gjitha projektet që kanë filluar ndër vite./InLajmi/