Imami i Xhamisë së Drenasit, hoxhë Osman Musliu ka treguar në lidhje me rolin e Anton Çettës në pajtimin e gjaqeve dhe idesë për ngritjen e një shtatoreje për nderë të veprimtarisë së tij, shkruan InLajmi.
Ai tregoi se kishte qenë i ri kur Çeta bënte pajtimin e gjaqeve.
”Ishte një nder bukur i madh. Mua më ka ra disa herë me profesor Antonin, ai nuk më ka njohur mua atëherë. Në Bllacë të Suharekës, në disa fshatra të Suharekës, në disa ngatërresa që kanë qenë atje kam qenë pjesëmarrës por kam qenë atëherë hoxhë i ri”tregoi Musliu.
Gjithashtu Musliut i kujtohen edhe aksionet e para të pajtimit të gjaqeve.
”Më kujtohet aksioni i parë ka qenë në Xhaminë e Bubavecit. Pastaj tek Verat e Llukës kam qenë pjesëmarrës. Ka qenë një prej njerëzve që më ka mbetur në analet e jetës sime. Dhe e vlerësoj shumë dhe ndoshta është një prej njerëzve që më ka shti edhe mua me u marrë me pajtime. E kam parë se sa e vlefshme është pajtimi dhe nuk kam ndërmend të ndalem”tha ai.
Hoxhë Osman Musliu ka shprehur shqetësim për ngritjen e shtatores së Anton Çettës, duke përmendur se iniciativa për vendosjen e saj në oborr të katedrales është tendencë për dekombëtarizim të atyre që dhanë shumë për vendin.
”Mua më ka irrituar një thënie e një sekretari të Ipeshkvisë më duket. Iniciativa për me e vendos në oborr të Katedrales, për mua është iniciativë pa vend. Edhe Ibrahim Rugovën dhe Anton Çettën”tha ai.
Ai më tutje falenderoi familjen e profesorit Anton për reagimin e tyre.
Mirëpo falënderoj familjen, vajzat e profesor Antonit që kanë reagu dhe për mua kanë bërë mirë. Ka qenë pozitive sepse profesor Antoni nuk e ka vendin në oborr të Katedrales, e as Adem Jashari nuk e ka vendin në Xhami”
”Nuk është mirë figurat kombëtare me i përvetësu, me kqyrë me i marrë dikush për veti. Kisha Katolioke disi po mundohet të bëjë njëfar ndarje”.
Ai përfundoi duke thene nese i ndajmë figurat kombetare athere do të na mbetnin pak.
Nëse hymë ne me i nda figurat kombëtare, atyre iu mbesin shumë pak në krahasim me ne myslimnëve. Por edhe nëse duan me u nda, ne s’kemi me i lëshu sepse jemi vëllezër”-perfundoi ai.
/InLajmi/