Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se kanë humbur jetën 5 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa nga 3 mijë e 511 testime të kryera, është shënuar shifër e lartë rastesh të reja pasi kanë rezultuar pozitivë 833 persona.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton MSH, transmeton TCH.
Sa i përket situatës në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.