Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala ka thënë se alternativa e vetme për ëndrrat dhe idealet e çdo të riu kosovar, mbetët Partia Demokratike e Kosovës, përcjell InLajmi.

Shala ka theksuar se vrulli i demokratëve të rinj është garanca e fitores sonë.
Postimi i tij i plotë:
Alternativa e vetme për ëndrrat dhe idealet e çdo të riu kosovar, mbetet Partia Demokratike e Kosovës.
Vrulli i demokratëve të rinj është garanca e fitores sonë.
Edhe të rinjtë e Komoranit aktiv dhe të mobilizuar për të qenë mbështetës të “Rimëkëmbjes”, që sot aq shumë po i duhet vendit tonë./InLajmi/





















