Kryetari i ARK-së, Behgjet Pacolli është mik i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili që nga 5 nëntori është në Gjykatën Speciale në Hagë, në paraburgim.
Pacolli për lajmi.net ka treguar se ka pasur biseda telefonike me të dhe ka treguar se si ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së e kalon kohen atje.
“Po. I kam pas 2 telefonata me të. Kemi bisedu normalisht dhe asgjë. Nuk kam pas asnjë shenjë që ai vuan atje. Bën jetë normale, lexon. Ka qasje në internet. Zotëri Thaçi është shumë i qetë dhe drejtësia do të triumfojë”, ka thënë ai.
Por i pyetur se çfarë mendimi ka ish-presidenti për zgjedhjet dhe për aktualitetin në Kosovë, Pacolli tha se Thaçi nuk flet asgjë për politikë.
“Zotëri Thaçi nuk flet për zgjedhjet, nuk flet për politikën”, tregoi Pacolli.