Shprehja ‘Pasaportë vaksine’ ka një efekt sigurues, pavarësisht se nuk është ekzaktësisht si dokumenti tradicional i udhëtimit që mban çdokush.
Por, e shpalosur në një pikë kalimi kufitar, ajo mund të hapë dyer udhëtimi që për shumëkënd janë mbyllur nga Covid-19.

Disa destinacione, si Seychelles, Qipro dhe Rumania, kanë hequr kërkesat për karantinë për vizitorët që mund të provojnë se janë vaksinuar, trasmeton Gazeta Express.
Të tjerë, si Islanda dhe Hungaria, janë hapur për njerëzit që janë shëruar nga Covid-19. Dhe, e gjithë kjo, ngre perspektivën se prova e imunizimit mund të jetë bileta e artë për të rilansuar udhëtimet dhe duket një lajm i mirë për njerëzit që duan që tani të prenotojnë pushimet e verës, pas muajsh të tërë izolim, ndërkohë që vaksinimi po merr jetë.





















