KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak që ka rrjedhur uji në gypin e Badocit në rrugën ” Shaqir Igrishta”, mund të mbesin pa ujë të pijshën disa objekte të zonës së Matit 1, Bregut të Diellit e rrugës “Muharrem Fejza”, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.
Postimi i plotë i KRU “Prishtina”:
Prishtinë, 24 janar – Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.
Si shkak i këtij intervenimi pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga ” Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura).
Deri në sanimin e defektit, kërkojmë mirëkuptim!/InLajmi/