Valdete Idrizi kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj “shkeljes së Institucioneve”, përcjell InLajmi.
Idrizi ka thënë se duhet t’i kontribohet të mirës dhe jo përçarjes e urrejtjes, duke vazhduar se nuk duhet të “shkelet ligji siç bëjnë disa.
Postimi i plotë i saj:
Me kërcënime, me gjuhë përçarëse e përjashtuese nuk shkohet kërkah o njerëz. Vetëm me program konkret e debat me argumente e kulturë, duke respektu secilin/en, dhe mendimin ndryshe mund të ecim përpara.
Kosova është e vogël për të pasë kaq shumë përçarje e smirë mes vete.
Ne të gjithë duhet të respektojmë Institucionet e vendit, Kushtetutën e vet, ligjet, e jo t’i keqpërdorim ato, siç po bëjnë disa.
Kemi përgjegjësi, duhet t’i kontribuojmë së mirës, e jo përçarjes e urrejtjes. Vetëm me vepra të mira e me sjellje të mira mund të dëshmojmë sa e duam vendin, e jo me fjalë, ofendime e kërcënime.
Unë jam krenare se
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
në krye me kryetarin
Enver Hoxhaj
me shembullin më të mirë edhe në këto zgjedhje po tregon sa e don vendin e vet dhe qytetarët e vet; me program konkret të #Rimëkëmbjes, me listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, me gjuhë e sjellje konstruktive, dhe gjithëherë duke respektuar Institucionet dhe Kushtetutën e vendit!
Qytetarët po e shohin këtë dhe po binden përditë se programi i #Rimëkëmbjes dhe #PDK janë alternativa e vetme në zgjedhjen e 14 Shkurtit!/InLajmi/