Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, dhe Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka certifikuar partinë e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Shala tha se KQZ vendosi sonte për interesin e PDK-së e LDK-së.
Ai ka shtuar se NISMA dhe zëri i UÇK-së do të jenë pjesë e Kuvendit e institucioneve.
Postimi i plotë i tij:
KQZ ka sulmuar sonte publikisht dhe pa turpësisht demokracinë dhe Nismën.
Vendimi absurd që mos ta çertifkojë Nismën Socialdemokrate përkundër rekomandit të Zyrës për Certifikim, është sulm direkt dhe shumë serioz mbi ne dhe mbi demokracinë.
Sonte KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv, duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për çertifikim. Rast i paprecedentë.Unë e kuptoj se grupe e parti të ndryshme e duan NISMËN jashtë Kuvendit ngase është zëri i vetëm i qartë i UÇK-së, ama asesi nuk e kuptoj një institucion që i nënshtrohet një interesi individual, para atij shtetëror.
KQZ vendosi sonte për interesin e PDK-së e LDK-së, të cilat si duket duan ta heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së.Të jeni të bindur që nuk do ja dilni.NISMA ashtu si luftoj padrejtësinë në zgjedhjet e kaluara dhe doli fitimtare, ashtu do ta kalojë edhe këtë.NISMA dhe zëri i UÇK-së do të jenë pjesë e Kuvendit e institucioneve, pavarësisht kujt i pengon kjo/InLajmi/