Ish- deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, Enver Hoxhën e ka cilësuar si një hajgarexhi i cili nuk ka lënë vend pa u ankuar për bashkëpartiaket e tij, që vijnë nga rradhët e UÇK-së, se po e marrin në qafë Kosovën, e sot ai po e zë vendin e tyre, përcjell InLajmi.
Kandidatja e cila po pretendon edhe një mandat të ri në Kuvend tha se figura e Hoxhës mund të hap luftë me heronjët e Kosovës , e njëri ndër heronjte është Ramush Haradinaj i cili së bashku me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën.
Postimi i plotë i saj:
“Enver Hoxhaj eshte hajgarexhi. Ne karrieren e vet nuk ka lane dere pa çele me u anku per bashkepartiaket e tij nga UCK-ja, se po e marrin ne qafe Kosoven. Sot po mundohet me ua zane vendin. Po e zbehte eshte figura e tij me hape lufte me heronjte e Kosoves, siç eshte edhe Ramush Haradinaj, qe me Ameriken dhe Evropen e çliruan Kosoven e me ata edhe po e ndertojne!”/InLajmi/