Ish- gazetari tani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi, në llogarinë e tij ka publikuar platformën programore të partisë, përcjell InLajmi.
Abzi ka thënë se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jenë elemente kyçe në këtë mandat.
Ai ka shtuar se do të rriten ndihmat sociale për të gjitha kategoritë që janë përfitues të ndihmës sociale.
Postimi i plotë i tij:
Për mandatin qeverisës 2021 – 2025, Partia Demokratike e Kosovës në platformën e saj programore e politike ka paraparë masa të qarta, konkrete dhe të zbatueshme.
Zhvillimi i qëndrueshem ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jenë elemente kyçe në këtë mandat.
Do të rriten ndihmat sociale për të gjitha kategoritë që janë përfitues të ndihmës sociale. Do t’i rrisim pensionet për të gjitha kategoritë përfituese. Do ta rregullojmë tërë infrastrukturën ligjore të pensioneve, duke ju mundësuar qytetarëve të marrin më shumë se një pension, kur i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Bashkohuni me ne!/InLajmi/