Në këtë sondazh, që është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, 48,10 % e kanë zgjedhur Glauk Konjufcën.
Një e dhënë interesante në këtë grafikon është se 30.70 % kanë thënë që Vjosa Osmani duhet të jetë prijësja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ani se kjo e fundit nuk është pjesë e kësaj partie dhe garon vetëm si pjesë e listës së Vetëvendosjes me iniciativën e saj qytetare.
Arben Vitia është zgjedhja e tretë e votuesvë të Lëvizjes Vetëvendosje me 10,60 %. Arbërie Nagavcin e kanë zgjedhur 1. 50 %, derisa 6.70 % kanë thënë një emër tjetër brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, ka sqaruar se pyetja “Ju lutem na thoni, sipas jush kush duhet të udhëheqë listën e VV-së?” i është parashtruar vetëm atyre që kanë deklaruar se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.