Marcelo dhe Isco kanë qenë prej kohësh në qendër të kritikave nga tifozët e Realit dhe të mediave spanjolle për ecurinë e tyre me skuadrën e Zidanit, por duket sikur me eliminimin nga Kupa e Mbretit mundsia për largimin e 2-shes është në nivel të larta.
Kamerat e “El Chiringuito”-s kanë kapur momentin kur 2 lojtarët kanë shkëmbyer batuta dhe kanë qeshur me njëri-tjetrin në një situatë që, në fakt, nuk ishte aspak për humor dhe ekipi i Realit po rrëshqiste drejt greminës.
Ata të 2 janë senatorët e këtij klubi dhe duhet që të merrnin përsipër fatet e skuadrës, por nuk ia dolën që të ndryshonin ndeshjen dhe dështuan si gjithë të tjerët, transmeton Arbresh.info.
Marselo gjithashtu ka akuzuar Viniciusin në momentin e golit të pësuar, por në fakt të gjithë ishin të papërqendruar në ato momente.