Të paktën 5 minatorë kanë mbetur të vdekur në Indinë jugore kur materiali shpërthyes të cilin po e bartnin eksplodoi, kanë bërë të ditur zyrtarë indianë.
Punëtorët po transportonin shkopinj xhelatine që zakonisht përdoren si material eksploziv.
Rajoni i Karnataka të Indisë ka depozita të mëdha mineralesh por siguria e minatorëve mbetet ende shqetësuese, transmeton Koha.net.
“Ndajmë dhimbjen për humbjen e jetëve në Shivamogga”, u shpreh kryeministri Narendra Modi në një postim në Twitter.