Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka vizituar Ferizajin për ta shpalosur vizionin e Rimëkëmbjes të Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Hoxhaj u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit atëherë do të ketë çdo familje nga një mjekë dhe barna falas.
Ai premtoi poashtu se tek vizioni i tyre parashihet edhe rritja e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
“Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë . Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas . Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.
Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje , ku parashihet edhe rritje e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.
#Shpërndajeni në mbështetje të personelit shëndetësor dhe planit tonë të rimëkëmbjes!”/InLajmi/