Sot është shënuar 23-vjetori i sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, përcjell InLajmi
Kryatari i komunës së komunës së Skenderajt , Bekim Jashari me familjen e tij kanë bërë homazhe para kompleksit Memorial, Adem Jashari.
Jashari ka thënë se disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen.
Postimi i tij i plotë:
Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motren Besarten dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asambleistë, zyrtar komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bëmë homazhe në shenjë ndërimi për luftën heroike të familjes Jashari.
Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen.
Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrren tonë shekullore për Liri e Pavarësi!/InLajmi/