Më 18 janar, rreth orës 10 të mëngjesit, 10 persona ishin zënë nga një ortek në Verbier të Zvicrës.
Sipas medieve të huaja, të 10 personat të cilët kishin veshur detektorë ortekësh u gjetën, mirëpo një shtetas britanik 38 vjeçar dhe njëherësh banor i Verbier ndërroi jetë, dhe një tjetër u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter.
Në po të njëjtën ditë, rreth orës 12:20, një 29 vjeçar nga Irlanda që jetonte në Valais vdiq si pasojë e një orteku tjetër afër Verbier. I njëjti u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Një ditë më parë, të dielën që lamë pas, një shtetas suedez 46-vjeçar që jetonte në Vaud ra dhe vdiq derisa po skijonte në zonën Lac des Vaux në qytetin e Verbier. Burri ishte duke skijuar me gruan dhe 2 fëmijët e tij, të cilët lajmëruan autoritetet. I njëjti thuhet se ra nga një shkëmb 6 metra i lartë për shkak të shikimit të dobët, derisa raportohet se vdiq në spital si pasojë e plagëve, trasmeto Telegrafi
Përgjatë fundjavës, raportohet se ndërruan jetë dhe të paktën 4 persona, një në Rocher de Naye pranë Montreux, një në Gstaad dhe tre të tjerë në Kantonin e Grabunden.