Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, në një konferencë për medie gjatë homazheve në varrin e presidentit Ibrahim Rugova ka folur për emrin e shefit të ri të AKI-së, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se për këtë emer do të bisedojë me ushtruesen e detyrës së Presidentes,Vjosa Osmani, ku si pas tij do të arrihet një dakordim.
“Për shefin e AKI-së do të kemi konsultime të brendshme me ushtruesen e detyrës së presidentes derisa të arrijmë dakordim për emrin e ri të tij. Kaq mund të them”.
Hoti foli edhe për listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, njëri prej të cilëve mund t’i mohohet e drejta për t’i hyrë garës, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu ai tha se LDK i nënshtrohet çdo vendimi të organeve të drejtësisë duke thënë se kjo duhet të jetë e njëjtë për të gjithë dhe se LDK do të bëjë zëvendësimin e atij kandidati sot.
Kujtojmë se U.D se Presidentes, Vjosa Osmani, ka propozuar një emër për shef të AKI-së, për të cilin ka thënë se pret që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti të pajtohet me të.
Megjithatë, emri nuk është bërë publik pasi procesi është konfidencial/InLajmi/.